
Manchester City ka vijuar serinë e fitoreve në Premier League, duke treguar edhe njëherë formën e mirë të tij, pavarësisht disa mungesave të rëndësishme.
Djemtë e Guardiolës mundën me rezultatin 5-1 Fulham, në një ndeshje që foli totalisht për ta. Halaand la shenjën e këtij në këtë takim duke shënuar një tregolësh.
Chelsea, tashmë mund të thuhet se është totalisht në krizë. Pavarësisht shpenzimeve marramendëse këtë sezon vere, Blutë u mundën në shtëpi 0-1 nga Nottingham Forest.
Të gjithë të rinjtë që kanë afrua londinezët në këtë merkato nuk duket se të japin ndonjë shpresë se në ndeshjet e ardhshme do të ndryshojnë për të arritur objektivat e klubit.
Një ndjeshje e bukur e kësaj jave në Premier League ishte dhe ajo mes Burnley dhe Tottenham, e cila u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin e thellë 2-5. (A2 Televizion)