Nuk arriti të siguronte shërbimet e Greenwood, Lazio shfryn ndaj United

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 17:43 | Futboll
Nuk arriti të siguronte shërbimet e Greenwood, Lazio shfryn ndaj

Lazio ka sulmuar drejtpërdrejtë Manchester United dhe disa prej drejtuesve të tij për pamundësinë e nënshkrimit të kontratës me lojtarin e “dëbuar” prej tyre Mason Greenwood.

Ekipi italian shkruan në rrjetet sociale se ishte në kontakte me lojtarin e klubin anglez që kur ky i fundit nuk i donte shërbimet e talentit Greenwood, por në orët e fundit gjithçka ndryshoi dhe ai përfundoi te Getafe, pak para mbylljes së merkatos.

“U përpoqa deri në minutën e fundit. Ata nuk i nënshkruan dokumentet në kohë. Ai donte të vinte te Lazio. Është e turpshme”, tha presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Getafe u fut në garë për të në orët e fundit dhe ia doli të transferonte Greenwoodin në kohë, për ta regjistruara atë deri në fund të këtij edicioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos