I moshuari i zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se është mbytur në Devoll

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 17:14 | Kronikë
I moshuari i zhdukur prej dy ditësh, dyshohet se është mbytur

Policia e Belshit, në bashkëpunim me palombarët kanë nisur kërkimet në rrjedhën e lumit Devoll, pasi dyshohet se është mbytur një i moshuar.

Kanë qenë familjarët e të moshuarit R. A., 80 vjeç ata që kanë njoftuar policinë se në fshatin Rrenas është mbytur i afërmi i tyre, i cili nuk ishte kthyer në banesë prej dy ditësh.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos