
Jude Bellingham tashmë është shndërruar në heroin e Realit të Madridit.
Anglezi shënoi golin e fitores 2-1 për të tijët, teksa ndeshja ndaj Getafes ishte duket u mbyllur në barazim.
Ky është tre pikëshi i radhës që Bellingham merr për realin pas atij të javës së kaluar, po në minutat e fundit ndaj Celta Vigos.
Bellingham e tregoi edhe njëherë se është një lojtar i jashtëzakonshëm, teksa ndeshja e sotme vuri në pah mungesën e një sulmuesi për Realin, tashmë që edhe Vinicius është dëmtuar. (A2 Televizion)