
Policia në Afrikën e Jugut kanë vrarë 18 grabitës të dyshuar gjatë një shkëmbimi zjarri në provincën Limpop.
Të shtënat në një pjesë rurale të Afrikës së Jugut rreth 400 kilometra (248 milje) në veri të kryeqytetit Pretoria, zgjatën për gati një orë e gjysmë.
Masemola tha se policia po vepronte sipas inteligjencës kur rrethoi një shtëpi të përdorur nga të dyshuarit për të planifikuar një grabitje parash.
Mediat e huaja njoftojnë se, Policia sekuestroi një sasi të madhe eksplozivi dhe armë. Vitin e kaluar, 10 të dyshuar vdiqën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë për transferimin e parave. (A2 Televizion)