
Liverpool ka arritur të fitojë bindshëm në “Anfield Road” ndaj Aston Villa, duke u ngjitur në vendin e dytë të Premier League, me pikë të barabarta me Tottenham dhe West Ham (10), dhe dy më pak se Manchester City kryesues.
Të kuqtë morën 3 pikët falë fitores 3-0, që erdhi me golat e Szoboszlai, Cash (autogol) dhe Salah.
Në ndeshjen tjetër të drekës në Premier League, Crystal Palace mundi 3-2 Wolverhampton.
(A2 Televizion)