
Sarri është rikthyer në Napoli, këtë herë si kundërshtar dhe i ka rrëmbyer 3 pikë Napolit me Lazion e tij.
Kryeqytetasit fituan 1-2 në këtë transfertë të vështirë që iu dha dhe tre pikët e para në kampionat, pas dy disfatave të para.
Goli i mrekullueshëm me finte i Luis Albertos dhe ai i Kamadës, i rikthyen buzëqeshjen Sarrit i cili më herët para nisjes së takimit u përfshi në polemika, për shkak një gjesti të papërshtatshëm ndaj një tifozi të Napolit.
Teksa kampionët në fuqi duken larg performancës së vitit të kaluar, ndënëse kanë fituar dy përballjet e para, kjo e ndikuar dhe nga largimi i disa prej protagonistëve të 11-shës së Spalletit. (A2 Televizion)