Një shtetas gjerman është dërguar të dielën pa shenja jete në spitalin e Vlorës. Mësohet se shtetasi gjerman është identifikuar si Michael Scherer, 42 vjeç.
Ai mendohet se ishte i punësuar si marinar në një jaht privat dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
“Vlorë/Informacione paraprak: Në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbritur pa shenja jete shtetasi gjerman M. S., 42 vjeç, banues në Gjermani, i cili ka qënë në një Jaht turistik. Nga veprimet e para rezulton se 42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.” (A2 Televizion)