
Ernest Muçi ka shënuar dy herë në ndeshjen e kampionatit të Legias së Varshavës ndaj Widzew Lodz, të përfunduar me shifrat 3-1.
Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit, teksa shfrytëzoi një pasim të gjatë nga portieri i tij.
Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por ishte sërish Muçi që kaloi në avantazh të tijtë. Sulmuesi realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën, nga brenda zonës.
Këto ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin polak, teksa më parë 22-vjeçari kishte realizuar vetëm në kualifikueset europiane. Këto gola janë një sinjal pozitiv edhe për kombëtaren tonë në prag të ndeshjeve kualifikuese të Shqipërisë, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. (A2 Televizion)