
Arsenal u rikthye te fitorja. Pas barazimit javën e kaluar me Fulham, “Topçinjtë” mposhtën 3-1 Manchester United, me dy gola të shënuar pas minutës së 90.
Rashford kaloi në avantazh miqtë në minutën e 27, por londinezët barazuan vetëm një minutë më vonë rezultatin, me anë të Odegaard.
Golat që i dhanë 3 pikët vendasve erdhën vetëm në minutat 96 dhe 101, kur Rice dhe Gabriel Jesus shënuan për t’i dhënë fitoren e madhe ekipit të Mikel Artetës.
Me këtë triumf, Arsenali ngjitet në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 pikë më pak sesa City. (A2 Televizion)