Iu përmbys gomonia, shpëtohet qytetari në Sarandë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 18:38 | Aktualitet
Iu përmbys gomonia, shpëtohet qytetari në Sarandë

Një qytetar ka rrezikuar mbytjen të hënën pasi iu përmbys gomonia me të cilën po udhëtonte. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në plazhin e Kasolles.

Pasi telefonoi Policinë Kufitare për të kërkuar ndihmë, qytetari është shpëtuar pas disa minutash kërkime nga këto shërbime.

Qytetarit iu dha ndihma e parë ndërsa në breg u nxor edhe mjeti lundrues me të cilin ai kishte dalë në det. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos