Problemet dhe vonesat në të folur te fëmijët ka ngritur alarmin në Elbasan. Mjekët logopedë thonë se numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të dedikuar, rritet ditë pas dite.
Qëndrimi me orë të gjata në pajisjet teknologjike është një faktor që fëmijët e sotëm shfaqin probleme në të folur.
Mjekët këshillojnë prindërit që të angazhohen më tepër më fëmijët e tyre, t’i mbajnë larg pajisjeve teknologjike si dhe t`i përfshijnë ata më shumë në aktivitete fizike. (A2 Televizion)
