Të buzëqeshur, Rama pret në kryeministri Vjosa Osmanin

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 12:53 | Politikë
Të buzëqeshur, Rama pret në kryeministri Vjosa Osmanin

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Edi Rama.

Referuar pamjeve të shpërndara nga Kryeministria, Osmani ka qenë për një vizitë disaminutëshe me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër. E ndërsa më pas, nën shoqërinë e delegacioneve në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në Bllok.

Nuk dihet se cilat kanë qenë temat e bisedimeve, por vetë Vjosa Osmani ka theksuar se pavarësisht qasjeve të ndryshme, Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëdhënie shumë të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos