Vizita në Shqipëri, Begaj në deklaratë me Osmanin: Kosova, prioritet kombëtar i Shqipërisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 10:06 | Politikë
Vizita në Shqipëri, Begaj në deklaratë me Osmanin: Kosova,

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së kësaj të fundit në vendin tonë.

Pas takimit dypalësh, të dy presidentët dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat, ndërsa fjalën i pari e mori Presidenti Begaj, i cili e falënderoi Osmanin për vizitën e saj në vendin tonë.

Ai vlerësoi partneritetin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa u fokusua te kontributi i Kosovës në në tregun shqiptar. Begaj foli po ashtu edhe për zhvillimet në veri të Kosovës, ndërsa foli edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt organizmave ndërkombëtare.

“Mirëserdhët në shtëpinë tuaj zonja presidente. Askush nuk ka pse çuditet se pse Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Rikonfirmova mbështetjen time dhe të shtetit shqiptar kudo.

Shpreha kënaqësinë që Kosova është bërë një partner mjaft i i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, teksa përfaqëson sot tregun e dytë më të rëndësishëm për mallrat dhe shërbimet.

Përshëndeta hapat e ndërmarra sa i përket lehtësimit të qarkullimit ndërkombëtar. Turizmi mbetet një kontribuues i rëndësishëm po ashtu për ekonominë e dy shteteve. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i politikave dhe institucioneve tona duhet të jetë një objektiv i qëndrueshëm dhe parësor.

Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veri të Kosovës. Duhet një koordinim më i ngushtë me partnerët tanë kryesorë. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe identitetin territorial të Kosovës.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA është rruga më e mirë drejt paqes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. E sigurova presidenten Osmani se Shqipëria i mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrimin euroatlantik.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos