Një vit pas vizitës së parë jashtë vendit të presidentit Bajram Begajt, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kthyer vizitën duke ardhur në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptar, Osmani u shpreh se kryefjalë e kësaj vizite është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme.
“Shoh mikpritje dhe mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës. Kjo mbështetje nuk ka munguar edhe në periudhat më të rënda dhe në periudhën e shtetformimit. Diskutuam për sfidat që na presin, të cilat do të duhet t’i kalojmë së bashku.
Kombi shqiptar ka qenë dhe vazhdon të mbetet faktor stabiliteti në rajon. Ne kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ku Kosova nuk ka anëtarësim. Dua ta falënderoj presidentin Begaj për angazhimin e pashoq në arenën ndërkombëtare duke kërkuar me zë të fuqishëm që Kosova ta ketë vendin e merituar në çdo organizëm ndërkombëtar.
Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme. Dy muaj më parë, shtetet tona nënshkruan 13 marrëveshje në fusha të ndryshme. Në dy vitet e fundit janë nënshkruar 41 marrëveshje që synojnë lehtësimin e jetesës së qytetarëve në të dyja shtetet”, tha Begaj. (A2 Televizion)