Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pas ndryshimeve të bëra në qeverinë Rama. Ndryshimet, kryesocialisti i bëri publike gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë.
Në një postim në Platformën X, Gazment Bardhi shprehet se ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë lloj rëndësie. Sipas tij, ato janë thjesht një “makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.”
Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit. (A2 Televizion)