Ndryshimet në qeverinë Rama, Basha: Nuk i shpëtoni dot drejtësisë me tubime partiake

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 17:31 | Politikë
Ndryshimet në qeverinë Rama, Basha: Nuk i shpëtoni dot

Pas ndryshimeve në qeveri të bëra publike nga kryesocialisti Edi Rama, ka ardhur reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha thotë se qeveria është damkosur tashmë nga SPAK për çështjen e inceneratorëve dhe se nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë me “tubime partiake.”

Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.
Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos