
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit Donald Trump, ka treguar aftësinë e saj të jashtëzakonshme në sërf, teksa ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagram-it nga brigjet e Miami Beach.
41-vjeçarja kalon me lehtësi dallgët, ndërsa është shfaqur e buzëqeshur së bashku me djalin e saj Theo, shtatë vjeç.
Ndërkohë, ky ishte reagimi i parë i Ivankës që prej kohës kur babai i saj, Donald Trump, u arrestua dhe më pas u la i lirë pasi pagoi garancinë. (A2 Televizion)