Laboratorit të kokainës i vihet flaka në mes të xhunglës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 06:13 | Bota
Laboratorit të kokainës i vihet flaka në mes të

Autoritetet në Bolivi bën me dije se kanë zbuluar një laborator kokaine në një zonë me bimësi të dendur pranë Andeve, e cila dyshohet se prodhonte 400-500 kg drogë të cilësisë së parë në muaj.

Më pas, forcat speciale i vunë flakën laboratorit, duke djegur të gjithë lëndën narkotike dhe mjetet e përdorura nga narkotrafikantët për prodhimin e saj.

Laboratori u zbulua më 28 gusht në xhunglën e departamentit Santa Cruz, në një zonë që përmbytet shpesh për shkak të afërsisë me lumin Pirai.

Autoritetet vlerësojnë se kjo ishte një goditje e madhe për trafikun e drogës, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos