All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarr masiv në kodrat me ullishte, ministri Balla drejt Lushnjës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 18:26 | Kronikë
Zjarr masiv në kodrat me ullishte, ministri Balla drejt Lushnjës
All - Paragraf - 1

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrat me ullishte në fshatin Zhamë të Lushnjës. Të favorizuara nga era, flakët po përhapen me shpejtësi duke u afruar dhe pranë banesave. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur drejt Lushnjës, për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit në Zhamë, ku aktualisht ndodhet dhe deputeti Saimir Korreshi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos