E rëndë në Tiranë, 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj bashkëjetueses, policia zbulon se ka abuzuar edhe me një 11-vjeçare

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 11:52 | Kronikë
E rëndë në Tiranë, 24-vjeçari arrestohet për

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia e Tiranës pas arrestimit për dhunë në familje të një 24-vjeçari. Mësohet se, i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Mësohet se ngjarja pas disa bisedave të gjetura nga hetuesit mes 24-vjeçarit dhe vajzës 11-vjeçare. Mësohet se policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i dyshuari disa muaj më parë.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të akuzuar po për dhunë në familje, konkretisht një 63-vjeçar dhe një 30-vjeçar, të dy banues në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos