20 familje, të cilave iu dëmtuan apartamentet nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kanë rifituar banesat e tyre në godinën e re të ndërtuar për ta në Lagjen numër 7 të Durrësit.
Por edhe pse kanë më shumë se 40 ditë që kanë marrë çelësat e apartamenteve, nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë pasi mungon energjia elektrike dhe uji.
Ndërkohë, burime pranë ndërmarrjes së Elektrikut dhe Ujësjellësit janë shprehur se janë në dijeni të problematikës dhe së shpejti do të realizohet lidhja si më energji elektrike ashtu edhe me ujë. (A2 Televizion)
