Euro vijon rënien, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 107.65 lekë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 13:14 | Ekonomi
Euro vijon rënien, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 107.65

Euro vijon të zhvlerësohet në raport me lekun. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht 107.65 lekë.

Në raport me një ditë më parë, euro është zhvlerësuar me 0.8 pikë. Në shitje euro po këmbehet me 108.18 lekë, ndërsa po blihet për 107.11 lekë.

Euro dha shenja gjallërimi gjatë gushtit , për t’ju rikthyer rënies këtë fillim shtatori. Bashkë me euron, janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si paundi apo dollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos