Kosova përballë Zvicrës, Berisha: Do të luajmë mundësitë tona, një ndeshje e madhe

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 11:59 | Futboll
Kosova përballë Zvicrës, Berisha: Do të luajmë

Kosova do të luajë më 9 shtator një ndeshje historike ku do të presë në Prishtinë Zvicrën e mbushur me futbollistë me origjinë shqiptare.

Para këtij takimi ka folur mesfushori Valon Berisha, i cili u shpreh se Zvicra është një skuadër e fortë, por Kosova është duke e përgatitur mirë këtë ndeshje dhe do të ketë mundësitë e saja në këtë ndeshje për të marrë një rezultat pozitiv, duke qenë se do të luajë në një stadium të mbushur plotë.

“E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv. Kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin edhe ata. Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë Dardanët, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”, tha Valon Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos