Ndërpritet energjia në pistë, probleme në aeroportin e Milanos

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 05:52 | Bota
Ndërpritet energjia në pistë, probleme në aeroportin e

Autoritetet në aeroportin e Linate në Milano, u detyruan të ndërpresin punën për rreth një orë, për shkak të një problemi në pistë, ku u ndërpre energjia elektrike.

Për pasojë, të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse nga ky aeroport u pezulluan, derisa teknikët arritën të korrigonin problemin.

Sipas raportimeve zyrtare pati dhe nga ato fluturime të cilat u zhvendosën për t’u ulur në aeroportet e tjera të Malpensës dhe Orio al Serio.

Shkaku i problemit mendohet të ketë qenë një qark i shkurtër, në një gropë lidhëse, që i detyroi teknikët të fikin të gjitha dritat në pistë, duke parandaluar një përkeqësim të situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos