Nëna i braktisi, binjakët e porsalindur rezultojnë pozitivë për kokainë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 20:14 | Bota
Nëna i braktisi, binjakët e porsalindur rezultojnë pozitivë

Dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, të sapolindur në spitalin Buccheri La Ferla në Palermo janë braktisur ditën e sotme nga nëna e tyre 32-vjeçare.

Sipas raportimeve të mediave në vend, e reja kishte probleme të rënda të varësisë nga droga. Për pasojë, edhe të vegjlit e saj kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës.

Tashmë mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe po i monitorojnë.

Vendimi i nënës për të mos njohur dy të porsalindurit dhe për t’i lënë në spital bëri që mjekët të bënin një kallëzim në prokurorinë e Palermos për të miturit.

Të vegjlit i janë besuar përkohësisht menaxhmentit shëndetësor dhe nëse nëna nuk kthehet për t’i marrë, binjakët do të shpallen të birësueshëm.

Tashmë në spital ka nisur një “konkurs” solidariteti për të sapolindurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos