Osmani krah Stoltenberg: Kush është kundër Kosovës është edhe kundër NATO-s

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 13:35 | Kosova
Osmani krah Stoltenberg: Kush është kundër Kosovës

Në një deklaratë për përbashkët për media, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentja Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Serbisë duke thënë se qëllimi i saj nuk është vetëm destabilizimi i Kosovës. Ajo tha se kush është kundër Kosovës është edhe kundër NATO-s.

“Ata që janë kundër Kosovës janë edhe kundër NATO, ato duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlera. Ato që kanë sulmuar KFOR janë zyrtarë të Serbisë jo vetëm që nuk janë pezulluar, por nuk është marrë asnjë masë”, tha Osmani.

Osmani, u shpreh u shpreh se  Kosova dhe rajoni i Ballkanit po rrezikojnë të bëhen pika të trazirave për shkak të ndikimit malinj rus dhe agjendave destabilizuese të saj.

“Kosova po përjeton ndërhyrje të vazhdueshme prej jashtë dhe pengesë konstante të autoritetit të saj legjitim dhe sovranitetit në pjesën veriore të vendit tonë. Kjo në shumë raste ka përbërë agresion, siç përcaktohet në ligjin dhe praktikat ndërkombëtare. Më lejoni të jem e qartë: pjesa veriore ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Megjithatë, përballë kësaj situate, ajo vuri në dukje se marrëdhënia me aleatët është shumë e ngushtë.

“Kam punuar për të siguruar që të ketë koordinimim të plotë me aleatët sepse besojmë se puna e përbashkët jep rezultate më të mira”, përfundoi Osmani.

Në 14 shtator pritet të jetë takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos