All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Përvetësonin pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare, Manja: Dëm 33 mln lekë shtetit!

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 09:59 | Kronikë
Përvetësonin pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës
All - Paragraf - 1

Shtatë punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar pasi përvetësonin pensionet. Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar prej 33.000.000 lekësh. Lajmi bërë publik nga vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas ministrit, agjentët e Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit.

All - Paragraf - 3

Ai ka premtuar zero tolerancë ndaj zyrtarëve që abuzojnë me detyrën, ndërsa ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast të korrupsionit në zyrat shtetërore.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit‼”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos