
Venezia, ekipi italian i Serisë B, ka prezantuar fanellën e tretë të saj, që është një nga më të bukurat e këtij sezoni.
Kjo fanellë është për nder të gondolierëve të famshëm të qytetit turistik.
“Një tribut elegant dhe nostalgjik uniformës ikonike të gondoljerit”, shkruan klubi italian në rrjetet sociale, ku ka prezantuar bluzën bardhezi, me vija horizontale. (A2 Televizion)