Pica për hashashin, fanta për kokainën, kodet që përdorte grupi i drogës në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 14:04 | Kronikë
Pica për hashashin, fanta për kokainën, kodet që

Një grup prej tetë personash të cilët shpërndanin drogë në lokalet e natës në Tiranë, u godit nga policia. Prej gjashtë muajsh, blutë e Tiranës ndiqnin Viola Bendaj njëra prej të arrestuarave e cila merrte doza kokaine, por edhe hashashi dhe i shiste në zonën e ish-Bllokut.

Pas ndjekjes së saj policia arriti të mësonte dhe disa nga kodet që grupi përdorte për hashashin pica dhe Fanta për kokainën.

Në pranga ranë tetë persona ndërsa vetëm një është shpallur në kërkim. Sipas policisë drejtuesi i grupit është Herald Rexhepaj, ndërsa jetonte me bashkëshorten e tij Viola Bendaj në zonën e Kodrës së Diellit.

Rexhepaj rezulton i arrestuar dhe në prill të këtij viti pasi sillte doza kokaine nga Kosova, ndërsa ende nuk dihet se si ka fituar lirinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos