Pique në brigjet e Adriatikut me të dashurën e re, Shakira i përket së shkuarës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 10:16 | Aktualitet
Pique në brigjet e Adriatikut me të dashurën e re, Shakira i

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i kombëtares së Spanjës, Gerard Piqué, është duke kaluar disa ditë pushimi në plazhet e Kroacisë së bashku me të dashurën e tij të re Clara Chia Marti.

Pavarësisht debateve të shumta në distancë, tashmë Shakira i përket së shkuarës për ish-futbollistin 36-vjeçar, teksa ai është fotografuar tejet i lumtur në praninë e 24-vjeçares në brigjet e Adriatikut.

Pique dhe këngëtarja 46-vjeçare konfirmuan përfundimin e lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershorin e vitit të kaluar, pasi ish-ylli i Barcelonës dhe Spanjës u akuzua për tradhti nga këngëtarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos