Vota e diasporës, Haçkaj propozon p/ligj: Bazohemi në modelin gjerman

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 13:41 | Aktualitet
Vota e diasporës, Haçkaj propozon p/ligj: Bazohemi në modelin

Katër muaj para se të skadojë afati për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi për të ligjëruar votën e emigrantëve shqiptar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” propozoi në një tryezë publike në Tiranë, në prani të kreut të komisionerit qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, një projektligj konkret.

Detajet pse kanë zgjedhur modelin gjerman si shembull votimi, themeluesi i Lëvizjes së Diasporës, Florian Haçkaj i dha në studion e A2 CNN.

“Dërgohet një zarf, bën një kërkesë në KQZ se ku jeton, të vjen posta për konfirmim dhe fleta e votimit. Voton dhe në një moment të dytë hapet vota e diasporës. Nuk duam postën shtetërore për shkak të besimit të ulët që kemi te siguria e fshehtësisë.

Mungesa e vullnetit politik për t’i dhënë të drejtë vote diasporës, sipas Haçkajt vjen për shkak të frikës që partitë kanë ndaj ndryshimit që ajo sjellë për arenën politike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos