Rrahu disa persona në një lokal nate, pezullohet Nënkomisari i Policisë së Tiranës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 13:50 | Kronikë
Rrahu disa persona në një lokal nate, pezullohet Nënkomisari i

Një efektiv i Policisë së Tiranës, me gradën Nënkomisar, është pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë në një lokal nate në zonën e ish-bllokut.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas AMP, Nënkomisari D.N., me detyrë Specialist për ekzekutimin e vendimeve penale dhe armatimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, gjatë qëndrimit të tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut Tiranë, pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkoolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave.  

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me

vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

“Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjerë”, tha AMP. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos