
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41 vjeçarit, Leartiad Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e djeshme. Mësohet se viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.
Nda ana tjetër, pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe një automjet të djegur që mendohet se është përdorur nga autorët për të kryer ekzekutimin. Makina e djegur tip Audi është gjendur në zonën e quajtur “Kotë- Sevaster”, ku autorët e kanë lënë në rrugë dhe janë larguar me shpejtësi për t’u fshehur.
Familjarët kanë pasur akuza në drejtim të autoriteteve, pasi thotë se viktimës nuk i është kryer në kohë ekspertiza mjeko-ligjore.
“Po presim mjekun ligjor, kemi në 10:30 që presim, na thonë do vijë nga çasti në çast, duam që të vijë mjeku ligjor ose brenda 12 orëve do e marrim trupin do e çojmë në shtëpi. Na thonë do vijë nga Fieri”, tha një prej të afërmve.
Deri më tani janë të paqarta shkaqet që çuan deri në ekzekutimin e tij, e ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar që është ndaluar nga Policia. (A2 Televizion)