Euro 2024, Shqipëria në avantazh ndaj Polonisë, eurogol i Jasir Asanit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 21:33 | Futboll
Euro 2024, Shqipëria në avantazh ndaj Polonisë, eurogol i Jasir

Jasir Asani ka kaluar në avantazh skuadrën e Shqipërisë në përballjen me Poloninë, ndeshje që po luhet në “Air Albania”.

Ai shënoi një eurogol nga distanca, goditje që la të pashpresë Szczesnyn në hedhjen e tij.

Kujtojmë se, Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje.

Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqezinjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos