Kombëtarja kuqezi përfaqëson trojet mbarë shqiptare. Tradita e tifozëve që dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës vazhdoi edhe për duelin vendimtar me Poloninë.
Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart.
Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi. (A2 Televizion)
