Zjarr në fshatin Hambar të Fierit, helikopteri Cougar po punon për shuarjen e flakëve

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 14:33 | Aktualitet
Zjarr në fshatin Hambar të Fierit, helikopteri Cougar po punon

Një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, të Fierit, është përfshirë nga flakët këtë të diel.

Veç forcave zjarrfikëse të Fierit e banorëve të zonës, për shuarjen e flakëve po punon edhe helikopteri Cougar.

“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”, njofton ministri Peleshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos