Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 15:15 | Aktualitet
Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë

Rindizet sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri i ndihmuar dhe nga era po përhapet në një pjesë të kësaj fushe me shpejtësi. Tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, po ashtu dhe punonjës së bashkisë se Vlorës me mjete tip fadromë ndodhen në teren për izolimin e vatrës se zjarrit.

Kujtojmë se jo më shume se një muaj kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos