‘E dinim se do të vinte kjo ditë’, një nga speciet më pushtuese në botë arrin në Evropë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 18:03 | Aktualitet
‘E dinim se do të vinte kjo ditë’, një nga speciet

Milingona e kuqe është gjetur për herë të parë në Evropë. Milingona, e cila ka emrin shkencor Solenopsis invicta, është vendase në Amerikën e Jugut, por është përhapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, në Kinë apo dhe Australi gjatë shekullit të kaluar.

Këto insekte mund të jenë agresive dhe kanë një pickim të dhimbshëm, i cili është irritues për lëkurën dhe mund të shkaktojë reaksione alergjike. Milingona gjithashtu mund të dëmtojë të korrat dhe ekosistemet lokale.

Studiuesit thanë se kishin identifikuar 88 fole të milingonave të përhapura në 5 hektarë afër qytetit të Sirakuzës në Siçili, Itali.

“S. invicta është një nga speciet më të këqija pushtuese. Mund të përhapet në mënyrë alarmante shpejt”, tha autori kryesor i studimit Mattia Menchetti në Institutin e Biologjisë Evolucionare në Spanjë. “Gjetja e kësaj specie në Itali ishte një surprizë e madhe, por ne e dinim se kjo ditë do të vinte,” shtoi ai.

Ishte e paqartë se si dhe kur milingonat e zjarrit arritën deri në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos