Kuvendi miratoi pjesërisht ndryshimet në qeveri, edhe pse kreu i shtetit dekretoi të gjitha propozimet e Kryeministrit Rama. Duke mbetur peng i procedurave deri në seancën e radhës, sot në atë të posaçme u votuan te gjitha shkarkimet e ministrave, ndërsa u emëruan vetëm 5 lëvizjet në qeveri.
Konkretisht, Ervin Mete, i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave sot është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.
Ndonëse deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se procedura është e qartë dhe vijoi me dekretet për shkarkimet dhe emërimet në qeveri.
Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Shkarkimi i Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme: 95 pro, 1 kundër, asnjë abstenim.
Shkarkimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë: 110 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Shkarkimi i Evis Kushit si ministre e Arsimit: 99 pro, 3 kundër, 1 abstenim.
Shkarkimi i Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë: 107 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Shkarkimi i Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes: 102 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim.
Shkarkimi i Milva Ikonomit si ministre Shteti: 98 pro, 2 kundër, 2 abstenim.
Shkarkimi i Ervin Metes si drejtor i AMF-sw: 95 vota pro, 5 kundwr, 1 abstenim.
Emërimi i Arbjan Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor: 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.
Emërimi i Albana Koçiut si ministre Shëndetësie: 73 vota pro, 32 kundër, 1 abstenim.
Emërimi i Igli Hasanit si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: 74 vota pro, 33 kundër, asnjë abstenim.
Emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit: 73 pro, 33 kundër, asnjë abstenim.
Emërimi i Anila Denajt si ministre e Bujqësisë: 73 vota pro, 27 kundër, asnjë abstenim. (A2 Televizion)
