All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fuoristrada përplas makinën e policisë në Levan-Tepelenë, dy efektivë në spital

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 16:16 | Kronikë
Fuoristrada përplas makinën e policisë në
All - Paragraf - 1

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Levan – Tepelenë, në Frakull e Madhe, ku një fuoristradë është përplasur me një automjet policie.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy punonjësit e policisë që udhëtonin në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore.

All - Paragraf - 3

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos