Një 30-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në Podujevë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Zahir Pajaziti” të qytetit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.
Zëdhënësi Borovci ka bërë të ditur se aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
