Stoltenberg pas takimit me Osmanin: Thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 14:13 | Kosova
Stoltenberg pas takimit me Osmanin: Thelbësore që të shmanget

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi në konferencën e përbashkët  me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se për aleancën veri-atlantike është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i larohen retorikës nxitëse dhe të përmbahen, në linjë me zotimet e tyre”, tha ai.

Stoltenberg u shpreh se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë më muaj më parë, ka qenë e papranueshme. Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët. Nga ana tjetër, Stoltenberg e ka mirëpritur vendimin e autoriteteve të Kosovës për zvogëlim të prezencës policore në veri dhe planet për mbajtje të zgjedhjeve të reja në atë pjesë të vendit.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë situatën nga afër dhe jemi të gatshëm të veprojmë nëse kërkohet për ta përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara, për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundoi Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos