Amerikanet dhe e gjithë bota përkujtojnë këtë të hënë, në 22-vjetorin e tyre, sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Ceremonitë përkujtimore, si çdo vit, sikurse me rënien e kambanave në nder të viktimave, nisin në orën dhe vendin ku sulmet nisën, në rend kronologjik.
Fillimisht pranë kullave binjake të World Trade Center në Nju Jork. Më pas, në Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani. Presidenti Biden pritet të marrë pjesë në një ceremoni ushtarake në Anchorage, teksa kthehet në Uashington pas një vizite zyrtare në Indi dhe Vietnam.
Thuajse 3 mijë vetë humbën jetën në sulmet e 22 viteve me parë, ngjarje që ndryshuan politikën e brendshme dhe të jashtme të Shteteve te Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)
