Armën gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë i dënuar për vrasje

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 09:14 | Kronikë
Armën gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar që lëvizte me armë zjarri, gati për qitje, është vënë në pranga, ditën e sotme. Bëhet e ditur se 36-vjeçari është arrestuar në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët e policisë i kanë gjetur atij një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak. 

Ndërsa, në banesën e të arrestuarit u gjet një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tri mjete prerëse, tri aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak. 

36-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.       (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos