
Kanye West dhe partnerja e tij, Bianca Censori, vijojnë të japin “shfaqje” në rrugët e Italisë. Të hënën ata janë fotografuar në Firence.
Bianca vijon të vishet në mënyrë aspak të pazakontë dhe miqtë e saj janë shprehur të shqetësuar për sjelljen e saj së fundmi.
28-vjeçarja australiane kësaj here kishte ekspozuar bustin, ndërsa mbante veshur një palë geta ngjyrë mishi dhe këpucë me takë.
Në kontrast me të, Kanye West ishte i mbuluar deri në sy me të zeza. Miqtë e Censori-t druhen se sjellja e saj mund të jetë e diktuar nga reperi i cili duket se po krijon një version të “radikalizuar” të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.
Për çiftin, policia në Itali ka nisur edhe një hetim pasi dyshja u panë duke bërë sjelle të pahijshme gjatë një xhiroje me varkë në Venecia. (A2 Televizion)