I mori 270 mijë euro një qytetareje përmes mashtrimit, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 09:28 | Kronikë
I mori 270 mijë euro një qytetareje përmes mashtrimit, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim. Andi Alimehmeti u kap në Pezë, pasi ishte dënuar me 4 vite burg për shkak se kishte mashtruar një qytetare duke i marrë 270 mijë euro. Alimehmeti, e kishte mashtruar se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.   

Njoftimi i Policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”.  

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi i mori 270 000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë. 

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos