Kate Moss nuk i ndahet dot cigares

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 13:12 | Showbiz
Kate Moss nuk i ndahet dot cigares

Disa nga fotot më ikonike të Kate Moss paraqesin modelen duke tymosur një cigare. Dhe mesa duket, vesi del me shpirtin, pasi super modelja është fotografuar me cigare në dorë SËRISH.

Pamjet e Moss vijnë vetëm disa javë pasi ajo u pa me cigare elektronike, pasi kishte deklaruar se nuk do të tymoste më.

49-vjeçarja është fotografuar pa grim, me një cigare në dorë jashtë një restoranti në Mayfair ku kishte shkuar për të drekuar me familjen.

Dikur ajo është cilësuar si “duhanpirësja më e madhe” mes modeleve.

Një vit më parë, modelja fliste për një regjim të ri që kishte nisur, pas lançimit të markës së saj Cosmoss.

“Kur nisa të kujdesesha për veten, gjërat nisën të ndryshonin”, shprehej ajo Moss. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos