
Pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm me trenin e tij special, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shkeli në Rusi. Në Vladivostok, ai u prit nga disa zyrtarë të shtetit rus dhe nga një bandë muzikore, e cila fillimisht intonoi himnet përkatëse dhe më pas luajti muzikë.
Në pamjet e para të publikuara nga mediat, shihet Kim Jong Un, mjaft i buzëqeshur, ndërsa ka zhvilluar dhe një takim.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se diktatori do t’i ofrojë Moskës armë për luftën në Ukrainë, në këmbim të ushqimeve dhe teknologjisë për programet e tij bërthamore.
Në Vladivostok gjendet edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Por takimi mes dy miqve dyshohet se do të mbahet në një tjetër lokacion, në qendrën hapësinore të Rusisë në Vostoçni.
Treni i blinduar i Kim Jong Un është vënë sërish në lëvizje duke u larguar nga Vladivostoku për në brendësi të Rusisë. (A2 Televizion)