Kualifikueset e Euro 2024, Italisë i ndalohen gabimet

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 13:22 | Futboll
Kualifikueset e Euro 2024, Italisë i ndalohen gabimet

Barazimi në fushën e Maqedonisë së Veriut e komplikoi në mënyrë të dukshme ecurinë e Italisë drejt Europianit 2024. Për të mbrojtur titullin kampion, të kaltrit nuk kanë më hapësira për gabime dhe kjo nis prej mbrëmjes së sotme, në sfidën kundër Ukrainës.

Triumfi në San Siro do të ishte jetësor për renditjen finale të Grupit C kualifikues. Anglia kryesuese ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve dhe praktikisht e ka prerë biletën për aktivitetin në Gjermani.

Ukraina pozicionohet në vendin e dytë të grupit me 7 pikë,4 më tepër se Italia, që ka fituar një ndeshje, ka barazuar një dhe ka humbur një tjetër. Duke qenë se në Euro 2024 kualifikohen skuadrat e dy vendeve të para, ekipi i Spalletti duhet të luftojë të pozicionohet pas anglezëve.

Rivalët direktë janë ukrainasit dhe maqedonasit, duke e bërë ecurinë mjaft të komplikuar. Për këtë arsye, fitorja ndaj Ukrainës në Milano është jetësore. Italia kërkon të evitojë rrugën që kalon nga faza play-off, si fituese e grupit në Nation League. Kujtimet e eliminimit nga Maqedonia e Veriut në Botërorin 2022 në Katar janë ende të freskëta dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos